Facebook fshiu qindra llogari të grupit terrorist MEK
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i106492-facebook_fshiu_qindra_llogari_të_grupit_terrorist_mek
Facebook-u të martën në mbrëmje fshiu qindra llogari të rreme të lidhura me grupin terrorist MEK në Shqipëri.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 07, 2021 08:10 Europe/Tirane
  • Facebook fshiu qindra llogari të grupit terrorist MEK

Facebook-u të martën në mbrëmje fshiu qindra llogari të rreme të lidhura me grupin terrorist MEK në Shqipëri.

Sipas agjencisë IRNA, rrjeti social Facebook fshiu me qindra llogari të rreme të grupit terrorist MEK në Shqipëri, anëtarët e të cilëve përdorën këto llogari dhe profile të rreme për të publikuar postime të rreme mbi qeverinë iraniane.  Sipas raportit, Facebook zbuloi se llogaritë po drejtoheshin nga një vend i vetëm në Shqipëri nga një grup njerëzish që punonin në emër të MEK.  Facebook ka gjetur të dhëna të tjera rreth një selie në Shqipëri ku punëtorët paguhen për të postuar përmbajtje krejtësisht të pasakta në mediat sociale.  Facebook më tej njoftoi se rrjeti i llogarive të rreme të grupit terrorist MEK ka qenë aktiv që nga viti 2017 deri në fund të vitit 2020 dhe gjithsej më shumë se 300 llogari, faqe dhe profile të tyre u fshinë nga Facebook-u dhe Instagram-i.