Pse Kosova refuzoi ofertën e Shqipërisë?
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama premtoi ditë më parë se pas ndihmesës me vaksinimin e mjekëve nga Kosova, do të vijohej edhe me mësuesit.
Por, Qeveria e Kosovës ka bërë me dije se ka refuzuar ndihmën e ofruar nga Shqipëria. Shkak për këtë vendim mësohet se ka të bëjë me origjinën e vaksinës, Kinën. Në një intervistë për mediat, Sami Uka, këshilltari politik i ministrit të Shëndetësisë së Kosovës Arben Vitia, është shprehur se shkak është bërë fakti që kjo vaksinë nuk është licensuar nga Agjencia Europiane e Barnave, EMA. “Për mësuesit tanë na janë ofruar vaksina Sinovac të Kinës. Natyrisht për shkak se e njëjta nuk është e licencuar dhe aprovuar nga EMA për përdorim në Evropë, dhe e njëjta bie ndesh me ligjet tona”, ka thënë Uka.