Borrell kërkon vazhdim të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i106664-borrell_kërkon_vazhdim_të_shpejtë_të_dialogut_kosovë_serbi
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet për vazhdim të shpejtë të dialogut Prishtinë-Beograd.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 10, 2021 15:33 Europe/Tirane
  • Borrell kërkon vazhdim të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet për vazhdim të shpejtë të dialogut Prishtinë-Beograd.

Borrell, në një letër urimi që i ka dërguar Albin Kurti, u ka ofruar autoriteteve të Kosovës ndihmën e Bashkimit Evropian në luftimin e pandemisë së COVID-19 dhe në reforma. “Unë kam dëshirë që t’ju pres për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë të dialogut sa më shpejtë të jetë e mundur dhe qëndroj fort i vendosur për të ndihmuar të dy palët të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Kjo luftë do të mbetet një prioritet kryesor për të ardhmen. Ne gjithashtu duam ta shohim Kosovën teksa përparon në rrugën e saj evropiane. Do të nevojiten përpjekje të vendosura për reforma, për të forcuar sundimin e ligjit në Kosovë dhe për të promovuar zhvillimin socio-ekonomik”, thuhet në letrën e Borrell. Bashkimi Evropian vazhdimisht i ka bërë thirrje qeverisë së re në Kosovë që të angazhohet në dialog me Serbinë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila do të mund të zgjidhte mosmarrëveshjet e gjata mes dy vendeve. Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e parë që mbajti si Kryeministër ka thënë se dialogu nuk është prioriteti kyç i tij.