Shpërbëhet parlamenti bullgar
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i107870-shpërbëhet_parlamenti_bullgar
Sot Kuvendi Popullor zhvilloi mbledhjen e tij të fundit dhe përfundoi mandatin e vet paraprakisht. Kryeparlamentarja Cecka Caçeva, tha se parlamenti u shpërnda për shkak të zemërimit të njerëzve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 06, 2021 06:05 Europe/Tirane
  • Shpërbëhet parlamenti bullgar

Sot Kuvendi Popullor zhvilloi mbledhjen e tij të fundit dhe përfundoi mandatin e vet paraprakisht. Kryeparlamentarja Cecka Caçeva, tha se parlamenti u shpërnda për shkak të zemërimit të njerëzve.

Nga Koalicioni i majtë për Bullgarinë deklaruan, se ky ishte Parlamenti më i dobët në historinë e vendit pas ndryshimeve demokratike të vitit 1989. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë theksoi, se Bullgaria ka nevojë nga qeverisje të vërtetë demokratike dhe dalja nga kriza nuk mund të bëhet vetëm nga një parti, por me potencialin e gjithë kombit. Nga Koalicioni i djathtë Blu fajësuan qeveritarët, se kanë mbetur indiferentë ndaj problemeve të njerëzve dhe se kanë shkaktuar krizë sociale duke lejuar shpërndarje të pabarabartë të peshës mbi të rinjtë, pensionistët, të papunët dhe të varfrit.  Presidenti i Bullgarisë tha: Asambleja Kombëtare do të shpërndahet javën e ardhshme dhe do të emërohet një qeveri e përkohshme. Në këtë situatë, zgjedhjet pritet të mbahen më 11 korrik.