Maqedonia e Veriut shpall ‘non grata’ diplomatin rus
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i108480-maqedonia_e_veriut_shpall_non_grata’_diplomatin_rus
Një diplomat rus është shpallur persona non grata dhe ai duhet të largohet nga Maqedonia për disa orë, raportojnë mediat maqedonase.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 18, 2021 15:33 Europe/Tirane
  • Maqedonia e Veriut shpall ‘non grata’ diplomatin rus

Një diplomat rus është shpallur persona non grata dhe ai duhet të largohet nga Maqedonia për disa orë, raportojnë mediat maqedonase.

Sipas mediave, më 14 maj, ambasadori rus Sergei Bazdikin u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme për t'u informuar se një nga diplomatët në ambasadën e tij ishte shpallur person i padëshirueshëm. Sipas asaj që ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme, "sjellja e diplomatit nuk ishte në përputhje me sjelljen e pritur nga Maqedonia". “Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se në bazë të nenit 9 të Konventës së Vjenës për marrëdhënie diplomatike, vendosi të shpallë një diplomat të ambasadës së Federatës Ruse si ‘persona non grata’ në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.