Palmer dhe Lajçak takohen me presidenten e Kosovës
Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer bashkë me përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak janë takuar me presidenten Vjosa Osmani.
Pas takimit me presidenten, Plamer dhe Lajçak do të takohen edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Të dy zyrtarët do të qëndrojnë në Kosovë për një vizitë dy-ditëshe.
Arsyeja e vizitës merret vesh se është përgatitja për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, përkatësisht përgatitja e takimit mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Gajtë ditës, Palmer është takuar me krerët e dy partive opozitare në Kosovë, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Enver Hoxhaj dhe Lumir Abdixhiku, të cilët kanë kërkuar përfshirje më të madhe të ShBA-ve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.