Zbulohet një varr masiv në Bosnjë dhe Hercegovinë
(last modified Tue, 01 Jun 2021 08:08:09 GMT )
Qershor 01, 2021 10:08 Europe/Tirane
  • Zbulohet një varr masiv në Bosnjë dhe Hercegovinë

Zyrtarët në Bosnjë dhe Hercegovinë njoftuan të hënën zbulimin e një varri të ri masiv me eshtrat e personave që besohet se u përkasin qytetarëve myslimanë të vrarë në luftën e Bosnjës 1992-1995.

Instituti i Bosnje dhe Herzegovinës për të Zhdukurit ka njoftuar se një varr i ri masiv është zbuluar në fshatin Dobru Pulje, në jug të qytetit të Kalinovik, njoftoi Mehr, duke cituar agjencinë Anatoly. Gjatë gërmimit të këtij varri masiv, u zbuluan trupat e të paktën tre personave, të cilët mendohet se u përkasin myslimanëve të vrarë në vitet 1992-95 gjatë luftës në Bosnje. Zhvarrosja ende po kryhet duke përdorur makineri të veçanta në prani të zyrtarëve nga Prokuroria dhe Agjencia e Hetimit dhe Mbrojtjes së Bosnje dhe Herzegovinës. Sipas agjencisë, më shumë se 550 varre masive janë zbuluar në vend që nga lufta e Bosnjës.