KE arrin marrëveshje, 14.2 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i109208-ke_arrin_marrëveshje_14.2_miliardë_euro_për_ballkanin_perëndimor
Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi thotë se Komisioni Evropian ka arritur marrëveshje politike për të ofruar 14.2 miliardë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 03, 2021 03:52 Europe/Tirane
  • KE arrin marrëveshje, 14.2 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi thotë se Komisioni Evropian ka arritur marrëveshje politike për të ofruar 14.2 miliardë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor.

 Fondi do të jetë pjesë eInstrumentit të Ndihmës Para Anëtarësimit në BE për periudhën 2021-2027.  Mes fondeve të tjera, IPA III thotë z. Varhelyi do të ofrojë fonde për ekonominë dhe planet e investimeve në Ballkanin Perëndimor si një mjet për të mbështetur rajonin post COVID-19.  Vendimi është përshëndetur dhe nga kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca. Ai shprehet se këto fonde do të mbështesin politikat e zgjerimit dhe do ndihmojnë në rikuperimin e ekonomisë së gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Komisioni Evropian ofron ndihmë për vendet kandidate dhe kandidatet potenciale për anëtarësimin në BE në zbatimin dhe adoptimin e reformave kyçe në mënyrë që të përputhem me vlerat dhe standardet e unionit./euronews/