Piro Mani
Ndërron jetë Artist i popullit, Piro Mani
Pas 15 vitesh mungesë, në skenën e teatrit kombëtar u ngjit në skenë komedia “Njeriu Hibrid”, të cilën Mani e shkroi gjatë qëndrimit në Neë York. Komedia trajton luftën e klasave në Shqipërinë e viteve 70.
Pas studimeve në Moskë, Pirro Mani u emërua regjisor i Teatrit të Korçës “Andon Zako Çajupi”, post të cilin e mbajti për 8 vite. Më pas ai ju bashkua teatrit kombëtar ku punoi për 25 vite. Në karrierën e tij ai numëron mbi 80 shfaqe ndërkohë që është nderuar me shumë çmime. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i skenës i angazhuar edhe në disa filma artistikë. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”. Piro Mani lindi më 14 prill të vitit 1932 në Korçë. Mani i përket asaj plejade artistësh shqiptarë që studiuan në Moskë, në Institutin Shtetëror të Artit Teatror Gitis. Karrierën si regjisor e nisi në Teatrin e qytetit të tij të lindjes Korçë, ku punoi rreth 8 vjet. Në Teatrin Kombëtar ai erdhi për herë të parë në vitin 1967, ku spikati menjëherë për talentin dhe forcën me të cilën e shihte teatrin. Rreth 80 vepra artistike mbajnë firmën e tij regjisoriale. Si pedagog ai ka dhënë kontribut në daljen e një sërë brezash artistësh që bëjnë sot teatër. Ndër veprat e tij mund të përmendim “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Epoka para gjyqit”, “Cuca e maleve”, etj. Pirro Mani mban titullin "Artist i Popullit". Kinemaja ka qenë një tjetër stacion në jetën e tij. Ai ka interpretuar si aktor në filmin "I teti në bronz" rolin e Sali Protopapës, apo "Vitet e para". Roli i tij i fundit ka qenë në filmin "Barbarët" me regji të Liri Begesë. Për ndarjen nga jeta të regjisorit Mani, nuk munguan as mesazhet ngushëlluese të politikanëve për familjen, miqtë dhe kolegët e tij./oraneës/