Shqipëria forcon bashkëpunimin me Hungarinë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i109512-shqipëria_forcon_bashkëpunimin_me_hungarinë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi arritjen e disa marrëveshjeve të rëndësishme me Hungarinë gjatë vizitës në Budapest ku u takua me homologun e tij, Viktor Orban.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 08, 2021 15:53 Europe/Tirane
  • Shqipëria forcon bashkëpunimin me Hungarinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi arritjen e disa marrëveshjeve të rëndësishme me Hungarinë gjatë vizitës në Budapest ku u takua me homologun e tij, Viktor Orban.

Kreu i qeverisë shqiptare duke e cilësuar Hungarinë “historikisht një mbështetëse e palëkundur” për integrimin e Shqipërisë në BE, theksoi se marrëveshjet kanë të bëjnë me bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi dhe arsim. Edi Rama ka kërkuar që bashkëpunimi mes dy vendeve të forcohet më tej, duke u shprehur i gatshëm për të forcuar jo vetëm lidhjet ekonomike për edhe ato kulturore dhe arsimore. Në komunikatën për shtyp të shpërndarë nga zyra e Orban, thuhet kreu i qeverisë hungareze ka nënvizuar se mbështesin integrimin e Shqipërisë në BE jo vetëm nga simpatia por edhe për shkak se kjo është në interes ë vendit të tij. “Hungaria është plotësisht e angazhuar për të mbështetur Shqipërinë për anëtarësimin në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Pa një perspektivë të anëtarësimit, siguria e kontinentit nuk mund të garantohet, as politikisht dhe as ekonomikisht”, ka deklaruar kreu i qeverisë hungareze.