Vendimi për Metën në shtator, kur votohet edhe qeveria e re
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i109654-vendimi_për_metën_në_shtator_kur_votohet_edhe_qeveria_e_re
Shkarkimin e Presidentit do ta vendosë Gjykata Kushtetuese, por kjo nuk parashikohet të ndodhë deri në muajin shtator, kohë në cilën Rama do të duhet të dalë para Metës për të formuar Qeverinë e re.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 11, 2021 03:14 Europe/Tirane
  • Vendimi për Metën në shtator, kur votohet edhe qeveria e re

Shkarkimin e Presidentit do ta vendosë Gjykata Kushtetuese, por kjo nuk parashikohet të ndodhë deri në muajin shtator, kohë në cilën Rama do të duhet të dalë para Metës për të formuar Qeverinë e re.

 Vendimi i parlamentit për shkarkimin e Presidentit të Republikës duket se nuk do të mund të shmangë një takim të fundit mes Kryeministrit dhe Kreut të Shtetit.  Kuvendi pritet ti dërgojë Gjykatës Kushtetuese kërkesën për shqyrtimin e votimit në parlament me 104 vota pro.  Por pavarësisht kësaj, afati që i lihet gjykatës është së paku tre muaj, duke e çuar çështjen në shtator, kur dhe duhet të formohet Qeveria e re.  Kushtetuta përcakton se është Presidenti i Republikës që dekreton drejtuesin e partisë fituese për të formuar qeverinë./ora/