Vazhdon procesi i vaksinimit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i109772-vazhdon_procesi_i_vaksinimit
Në sallën “1 Tetori” edhe sot do të vazhdojë procesi i vaksinimit të qytetarëve sikurse edhe ditëve të tjera.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 13, 2021 04:31 Europe/Tirane
  • Vazhdon procesi i vaksinimit

Në sallën “1 Tetori” edhe sot do të vazhdojë procesi i vaksinimit të qytetarëve sikurse edhe ditëve të tjera.

 Ministria e Shëndetësisë ka ftuar qytetarët të cilët kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, që të paraqiten sot në sallën “1 Tetori” për të marrë dozën e dytë. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, MSH-ja ka bërë me dije se janë duke u kontaktuar edhe qytetarët e tjerë që s’janë pjesë e kësaj liste, por që ka tashmë kanë marrë dozën e parë.  “Ftohen qytetarët e listës në vijim, që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, që nesër, ditë e diel, 13 qershor 2021, të paraqiten në sallën “1 Tetori” për marrjen e dozës së dytë, sipas terminëve të caktuara në listën e bashkëngjitur në përshkrimin e këtij postimi”, thuhet në njoftimin e MSh-së.  Listën e personave të cilët duhet të paraqiten sot për të marrë dozën e dytë të vaksinës e gjeni KËTU.  Ndërkaq kujtojmë se në 24 orët e fundit janë dhënë 3 mijë e 480 doza ta vaksinës kundër COVID-19, kurse deri më tash janë vaksinuar 96 mijë e 369 qytetarë. /Telegrafi/