Matura
"Çlironi maturën nga sekreti"
Rreth 34 mijë maturantë në të gjithë vendin përfunduan të martën e 15 qershorit provimet e maturës shtetërore.
Procesi u përmbyll por jo debatet rreth tij, qoftë për daljen e tezave gjatë provimeve por për vështirësitë në testin e provimit të matematikës. Ledi Shamku, ish-deputete e PS-së, e sheh problemin diku tjetër. Sipas saj, proceset aktuale të sekretimit ia ulin dinjitetin arsimit si proces elevacioni mendor e moral. Në gjykimin e saj ky është një konceptim i gabuar i maturës shtetërore ndaj Shamku propozon hartimin e një fondi me 500 pyetje për çdo lëndë, të cilat duhet tu vihen në dispozicion nxënësve për studim qysh në fillim të vitit shkollor dhe teza finale të kombinohet vetëm nga ato pyetje./oranews/