Propozimi në heshtje
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i110322-propozimi_në_heshtje
Qeveria e Kosovës dhe e Serbisë ende nuk kanë qëndrim për studimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për liqenin e Ujmanit dhe përdorimin e ujit të lumit Ibër.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 25, 2021 03:50 Europe/Tirane
  • Propozimi në heshtje

Qeveria e Kosovës dhe e Serbisë ende nuk kanë qëndrim për studimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për liqenin e Ujmanit dhe përdorimin e ujit të lumit Ibër.

 Kjo nuk i ka ndaluar ekspertët nga Kosova dhe Serbia, të komentojnë lidhur me propozimin në fjalë.  Ky studim po konsiderohet i pranueshëm dhe i realizueshëm nga Halim Gjergjizi, profesor i menaxhimit strategjik në Kolegjin privat “Dardania”.  E rëndësishme sipas tij, është që studimi nuk i referohet pronës së liqenit, por vetëm prodhimit dhe menaxhimit të ujërave dhe energjisë.  Ndërsa ndryshe mendon Avdi Gjonbalaj, ekspert i ujërave, që në atë kohë kishte mbikëqyrur punimet për ndërtimin e liqenit të Ujmanit. Sipas tij, është i papranueshëm propozimi që parasheh që Kosova dhe Serbia të marrin në konsideratë aranzhimet teknike nga traktati ndërmjet SHBA-së dhe Kanadasë, për lumin Kolumbia.