Nën akuzë për krime lufte, Haga vendos sot për ish-shefat serbë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i110590-nën_akuzë_për_krime_lufte_haga_vendos_sot_për_ish_shefat_serbë
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë pritet të mërkurën të japë verdiktin për dy ish-krerë të shërbimit informativ të Serbisë, për akuzat e krimeve kundër njerëzimit dhe krime lufte.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 30, 2021 08:21 Europe/Tirane
  • Nën akuzë për krime lufte, Haga vendos sot për ish-shefat serbë

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë pritet të mërkurën të japë verdiktin për dy ish-krerë të shërbimit informativ të Serbisë, për akuzat e krimeve kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Jovica Stanishiç dhe Franko Simatoviç akuzohen për mbështetjen e grupeve paramilitare dhe të "skuadrave të pushkatimit" në Bosnjë dhe Kroaci gjatë viteve 1990, për të paktën 280 vrasje.

Ndër grupet e atëhershme paramilitare dallonin "Beretat e Kuqe" dhe "Tigrat e Arkanit".

Çështja ndaj Stanishiç dhe Simatoviç u transferua në Gjykatën e Hagës në vitin 2003, dhe ndërsa ata fituan pafajësinë dhjetë vite më vonë, vendimi u apelua nga prokurorët.