Meta "ngrin" buxhetin e Ramës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i112534-meta_ngrin_buxhetin_e_ramës
Presidenti Ilir Meta, ka refuzuar qeverinë duke i kthyer per rishqyrtim ne kuvend, aktin normativ që ndryshon  ligjin për “menaxhimin e sistemit buxhetor”.  Kreu i shtetit rendit disa arsye kundër ndryshimeve ne kete ligj, duke theksuar se ato përbej një rrezik për stabilitetin fianciar. 
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 09, 2021 05:37 Europe/Tirane
  • Meta

Presidenti Ilir Meta, ka refuzuar qeverinë duke i kthyer per rishqyrtim ne kuvend, aktin normativ që ndryshon  ligjin për “menaxhimin e sistemit buxhetor”.  Kreu i shtetit rendit disa arsye kundër ndryshimeve ne kete ligj, duke theksuar se ato përbej një rrezik për stabilitetin fianciar. 

“Nëpërmjet ndryshimeve të propozuara, qëndrueshmëria e financave publike nuk garantohet, kjo për faktin se niveli i borxhit gjendet në një trajektore rritëse duke kaluar kufirin e 80% të PBB. Sigurisht që në këtë përllogaritje nuk janë përfshirë detyrimet e pa paguara, vendimet gjyqësore të pa ekzekutura, vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe të arbitrazhit, si dhe kostot e paparashikuara të projekteve të dhëna në formën e  koncensioneve”. Ilir Meta, thotë se akti  normativ  ëhstë  nxjerrë haptazi në kundërshtim me parimet e rregullat strikte të Kushtetutës  dhe  por dhe parimin e shtetit të së drejtës. “Qeveria është e detyruar të shpjegojë dhe argumentojë nevojën dhe urgjencën konkrete që e kanë detyruar të nxjerrë aktin normativ me fuqinë e ligjit.Ky detyrim ka karakter formal dhe substancial”. Akti Normativ me fuqinë e ligjit, thotë Presidenti   jo vetëm që nuk garanton realizimine objektivit kryesor të politikës fiskale për një rikthim të raportit të borxhit ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto, por përkundrazi do ta thellojë me tej rrezikun e qëndrueshmërisë së financave publike. Sipas tij Qëndrueshmëria fiskale nuk mund të garantohet në mungesën e një planifikimi dhe programimi të shpenzimeve publike, si dhe në marrjen e vendimeve për të financuar programe dhe projekte mbi baza klienteliste.