Arben Vitia zyrtarisht kandidat nga VV për Prishtinën
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i112838-arben_vitia_zyrtarisht_kandidat_nga_vv_për_prishtinën
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë e ka zyrtarizuar Arben Vitinë si kandidat për kryetar të Kryeqytetit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 14, 2021 14:48 Europe/Tirane
  • Arben Vitia zyrtarisht kandidat nga VV për Prishtinën

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë e ka zyrtarizuar Arben Vitinë si kandidat për kryetar të Kryeqytetit.

Ministri aktual i Shëndetësisë do të garojë për të parin e kryeqytetit me partinë e kryeministrit Albin Kurti.

” Në një proces demokratik e të mirë menaxhuar në aspektin e respektimit të masave anti-covid, delegatët nga pikat tona në fshatra e qytet, kanë votuar me shumicë votash kryetarin e Qendrës sonë, Arben Vitia, si kandidat për kryetar të Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Dje pasdite, është mbledhur Këshilli i Qendrës së Prishtinës, për të votuar kandidatin për Kryetar të Prishtinës nga rradhet tona dhe kandidatët për asamblenë komunale.

Në një proces demokratik e të mirë menaxhuar në aspektin e respektimit të masave anti-covid, delegatët nga pikat tona në fshatra e qytet, kanë votuar me shumicë votash kryetarin e Qendrës sonë, Arben Vitia, si kandidat për kryetar të Prishtinës.

Në bazë të statutit tonë, delegatët votuan edhe gjysmën e kandidatëve për asamble në listën tonë, listë e cila e plotë do të publikohet në fillim të javës.