Mbi 400 afganë së shpejti në Shqipëri
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i112944-mbi_400_afganë_së_shpejti_në_shqipëri
Rreth 400 afganë pritet të mbërrijnë së shpejti në Shqipëri, për t’u strehuar përkohësisht.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 16, 2021 15:07 Europe/Tirane
  • Mbi 400 afganë së shpejti në Shqipëri

Rreth 400 afganë pritet të mbërrijnë së shpejti në Shqipëri, për t’u strehuar përkohësisht.

Ardhja e tyre mund të jetë çështje ditësh ose javësh, më varësi të kapaciteteve amerikane për t’i evakuuar ata nga zona e rrezikut në Afganistan. Burime jo zyrtare për ABC thonë se operacioni po koordinohet nga Ministria për Punët e Jashtme dhe Ambasada Amerikane. Numri i saktë i afganëve që do të strehohen është i papërcaktuar dhe ai do të saktësohet nga nevoja që amerikanët do të paraqesin. Gjithsesi shteti shqiptar është duke u bërë gati për të pritur 350-450 persona, qytetarë afganë të cilët përkohësisht do të strehohen në një ambient mes Tiranës dhe Durrësit, i cili është afër Portit dhe Aeroportit. Kostot financiare të qëndrimit të tyre në Shqipëri, paraprakisht pritet të përballohen nga shteti shqiptar.