Vuçiç
Dua të bëhem si Trump, Vuçiç sfidon Twitter
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç sfidoi Twitter pasi ky i fundit etiketoi disa media serbe si “bashkëpunëtore të qeverisë” dhe nën kontrollin e tij
Vuçiç tha se ky shënjim nuk është asgjë tjetër vetëm një censurim dhe sfidoi Tëitter tia mbyllë dhe atij llogarinë siç bëri me presidentin Trump.“Mezi pres që të më mbyllin llogarinë, kështu që unë do bëhem një Trump tjetër në botë” tha ai. Me kë duhet të bashkëpunojnë ata, me manjantë,hajdutë, kriminelë? Tha ai të martën.Është shumë normale që ata të bashkëpunojnë me qeverinë.Në mesin e mediave që Tëitter i shënoi si “bashkëpunëtorë të qeverisë” janë gjetur edhe shërbimi publik medial Radio Televizioni i Serbisë (RTS), agjencia e lajmeve Tanjug, televizionet komerciale me frekuencën kombëtare Pink, Prva, B92 dhe Happy, si dhe të përditshmet e shtypura Kurir, Informator, Politika dhe Telegrafi Serb.Në janar 2021, Twitter i mbylli llogarinë ish presidentit Donald Trump duke i akuzuar se kishte nxitur dhunë për protestat në ndërtesën e Capitol.