Rama dhe Blinken bisedojnë për afganët
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i113094-rama_dhe_blinken_bisedojnë_për_afganët
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken zhvilluan një bisedë rreth situatës së afganëve dhe ofertës së Shqipërisë për të strehuar afganët në nevojë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 20, 2021 02:48 Europe/Tirane
  • Rama dhe Blinken bisedojnë për afganët

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken zhvilluan një bisedë rreth situatës së afganëve dhe ofertës së Shqipërisë për të strehuar afganët në nevojë.

Në një njoftim të publikuar nga Ambasada Amerikane në Shqipëri thuhet se sekretari Blinken ka falenderuar kryeministrin Rama për vijimin e traditës krenare të Shqipërisë në strehimin e njerëzve në nevojë. Kryeministri Rama dhe Sekretari Blinken ripohuan partneritetin e ngushtë mes SHBA-së dhe Shqipërisë. "Ne nuk i themi jo Shteteve të Bashkuara," tha Rama. Qeveria Biden ka zhvilluar bisedime me disa vende, të tilla si Kosova dhe Shqipëria, për të mbrojtur afganët e lidhur me SHBA nga hakmarrja e talebanëve derisa të përfundojë procesi i aplikimit të tyre për vizë amerikane.