Shqipëria do të strehojë rreth 4000 afganë, thotë kryeministri Rama
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i113346-shqipëria_do_të_strehojë_rreth_4000_afganë_thotë_kryeministri_rama
Rreth 4000 afganë që po largohen nga vendi i tyre pritet të strehohen në Shqipëri, specifikoi sot kryeministri Rama në një intervistë për gazetaren e CNN, Biana Golodryga në Amanpour Shoë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 26, 2021 03:37 Europe/Tirane
  • Shqipëria do të strehojë rreth 4000 afganë, thotë kryeministri Rama

Rreth 4000 afganë që po largohen nga vendi i tyre pritet të strehohen në Shqipëri, specifikoi sot kryeministri Rama në një intervistë për gazetaren e CNN, Biana Golodryga në Amanpour Shoë.

“2000 që i kemi në listë dhe 2000 të tjerë që po punojmë për t’i pritur. Do të jenë rreth 4000 mijë”, u shpreh Rama. Rama tha se para 30 vitesh shqiptarët kanë qenë për italianët siç janë tani afganët për ne, ndaj vendi ynë mund ta kuptojë thellësisht situatën e tyre, duke iu ofruar mbrojtje. “Nuk mund të mos i ndihmojmë ndërkohë që rrezikojnë të vdesin”, tha Rama. I pyetur nga gazetarja nëse është i gatshëm t’i strehojë afganët në mënyrë të përhershme në Shqipëri, Rama u përgjigj se janë të mirëpritur. “Ky është një vend ku Kushtetuta e parë, Kanuni i më shumë se 100 viteve më parë, në paragrafin e parë kishte të shkruar ‘Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit e mikut’; ata do të jenë miqtë tanë, nëse duan të qëndrojnë, janë të mirëpritur”, tha ai. Qeveria miratoi sot zyrtarisht vendimin për mbrojtje të afganëve për një periudhë të përkohshme 1-vjeçare.