Shqipëri 121
Mbërrijnë në Shqipëri 121 afganët e parë
Kanë mbërritur në Rinas 121 afganët e parë. Top Channel ka mësuar se pak përpara se ata të dilnin nga avioni dhe të shkelnin në tokën shqiptare ka ngjitur shkallët ambasadorja Yuri Kim.
121 afganët e parë kanë ardhur me avion civil nga Tbilisi. Në Rinas ndodhen struktura të ushtrisë dhe ekipe shëndetësore në gatishmëri. Për të pritur 121 afganët e parë ishte ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka. Një pjesë e 121 afganëve kanë punuar për organizatën ‘Shoqëria e Hapur’, ndërkohë pjesa tjetër janë aktorë, anëtarë të shoqërisë civile bashkë me familjet e tyre. Në një deklaratë Ministria e Punëve të Jashtme deklaron se në mesin e 121 afganëve të parë që erdhën në Shqipëri janë 11 foshnja,të cilët aktualisht i janë nënshtruar përpunimit të të dhënave individuale. Më pas ata do të nisen drejt strukturave hoteljere në Durrës. Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, avioni i parë me 121 qytetarë afganë, mes të cilëve 11 foshnja,të cilët aktualisht i janë nënshtruar përpunimit të të dhënave individuale. Më pas ata do të nisen drejt strukturave hoteljere në Durrës. Qytetarët janë pritur nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, drejtues të FA dhe policisë së shtetit. Afganët që pritej të mbërrinin nga dita në ditë do të strehohen në Durrës. Në intervistat për media, kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqipëria do të presë rreth 4000 afganë. Mësohet se afganët që mbërritën sot janë nisur nga Kabuli 2 orë pas sulmeve kamikaze. Në këto sulme mbetën të vdekur 60 persona si dhe u plagosën 140 të tjerë.