Seminari i Gjuhës Shqipe në Prishtinë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i113472-seminari_i_gjuhës_shqipe_në_prishtinë
Në Prishtinë nisi edicioni i 39-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 29, 2021 03:42 Europe/Tirane
  • Seminari i Gjuhës Shqipe në Prishtinë

Në Prishtinë nisi edicioni i 39-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Edhe këtë vit, ky seminar ka mbledhur në Prishtinë, një numër të konsidrueshëm të studiuesve të albanologjisë dhe studentë nga e gjithë bota. Jan Jansen nga Holanda tregon se gjuhën shqipe nisi ta mësojë në vitet 80 kur punonte për Amnesty International dhe shkruante raporte për shkeljen e të drejtave të njeriut në Kosovë. Qe nga ajo kohë ai u mishërua me këtë gjuhë dhe pëlqen edhe autoret nga Shqipëria e Kosova.  Studiuesja nga Rusia, Maria Morozova tregon se një vizitë në fshatrat e Ukrainës ku jetojnë shqiptarët bëri që të dashurohet me shqipen. Ndërsa, kolegu i saj, Aleksandër Novik, e nisi studimin e shqipes pas një vizite në Kosovë si student, ku edhe atëherë mori pjesë në seminar ndërkombëtar të gjuhës.  Ai tregon se universiteti i Shën Petersburgut ka degën e kësaj gjuhe.  Në seminarin e 39-të të gjuhës shqipe për herë të parë po merr pjesë edhe studentja nga Hungaria, Masha Nemat.  “Më pëlqen Shqipëria, më pëlqen gjuha shqipe,” – u shpreh ajo. Programi i seminarit këtë vit është i larmishëm duke pasur si bosht gjashtë tema kryesore për tri sesione shkencore, por edhe një numër të konsiderueshëm të referimeve dhe të ligjëratave të rregullta në ditët e seminarit. Në hapjen e tij ishte edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili foli për sfidat e shqipes, në letërsi e kulturë, ku u zotua edhe për mbështetje institucionale. Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do të mbahet në Prishtinë deri me 3 shtator.