Ndarja nga jeta e Sherif Merdanit/ Meta, Rama e Basha mesazhe ngushëllimi
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i113522-ndarja_nga_jeta_e_sherif_merdanit_meta_rama_e_basha_mesazhe_ngushëllimi
Kryeministri Edi Rama, ka përcjell një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të artistit të madh Sherif Merdani.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 30, 2021 03:31 Europe/Tirane
  • Ndarja nga jeta e Sherif Merdanit/ Meta, Rama e Basha mesazhe ngushëllimi

Kryeministri Edi Rama, ka përcjell një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të artistit të madh Sherif Merdani.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Rama ka publikuar një foto të Merdanit, krahas së cilës shkruan: “Lamtumirë Sherif Merdani”. Ngushëllime për vdekjen e arstisti ka shprehur edhe Presidenti Ilir Meta, ku thotë se Merdani kaloi kaloi një kalvar të gjatë vuajtjesh pse guxoi të jepte një dritë shprese, nëpërmjet artit, në periudhën më të errët për vendin. “Këngëtari i lirisë, Sherif Merdani u nda sot prej nesh duke lënë pas shumë dhembje. I burgosur politik, së bashku me të tjerë artistë të mëdhenj pas Festivalit të 11-të të muzikës së lehtë shqiptare, ai kaloi një kalvar të gjatë vuajtjesh pse guxoi të jepte një dritë shprese, nëpërmjet artit, në periudhën më të errët për vendin.

Ngushëllime familjes dhe komunitetit të artistëve për këtë humbje të pazëvendësueshme!

Sherif Merdani do të kujtohet përherë me nderim dhe respekt!

"...Dhe me diellin çdo mëngjes, po, po,

'Let it be', kam për të kënduar".”- shkruan Meta.

Po ashtu mesazh ngushëllimi ka përcjell edhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Basha shkruan se Merdani  ishte një nga artistët më të spikatur, ku zëri i tij kumboi fort në errësirën e regjimit dhe të burgjeve të komunizmit. “Me trishtim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të artistit të njohur Sherif Merdani. Sherifi ishte një nga artistët më të spikatur të brezit të tij. Zëri dhe arti i tij kumboi fort dhe në errësirën e regjimit dhe të burgjeve të komunizmit në të cilat ai kaloi 16 vite të jetës. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve, miqve dhe të gjithë komunitetit të artistëve shqiptarë që sot humbën të afërmin dhe mikun e tyre! Shpirti i tij u prehtë ne paqe!”-shkruan Basha. Këngëtari i njohur Sherif Merdani ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 81-vjeçari. Sherif Merdani njihej si si këngëtar i madh shqiptar i muzikës së lehtë shqipe. Pas festivalit i 11-të të Këngës, Merdani së bashku me disa kolegë të tij përfundoi në burg nga regjimi i asaj kohe, ku bëri 16 vite burg.