Kancelarja Merkel nesër në Tiranë, publikohet agjenda
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i114074-kancelarja_merkel_nesër_në_tiranë_publikohet_agjenda
Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Tiranë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 13, 2021 19:45 Europe/Tirane
  • Kancelarja Merkel nesër në Tiranë, publikohet agjenda

Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Tiranë.

Sipas agjendës së publikuar nga zyra e shtypit e kryeministrisë, në orën 10:20 do të zhvillohet ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave. Në orën 10:30 do të zhvillohet takimi kokë më kokë mes kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave. Në vijim, në orën 11:00 do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave. Në orën 11:50 parashikohet mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park, ndërsa në 11:55 do të jetë mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park. Në orën 12:00 do të realizohet Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park. Në orën 14:35, Kryeministri Rama dhe Kancelarja Merkel do të japin një konferencë për shtyp po në ambientet në Tirana Business Park.