Kurti: Përkushtohemi që FSK-ja të shërbejë përkrah NATO-s
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i114384-kurti_përkushtohemi_që_fsk_ja_të_shërbejë_përkrah_nato_s
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën “FSK dhe partnerët” tha se po përkushtohen në avancimin e kapaciteteve të Ushtrisë në mënyrë që ajo të shërbejë përkrah ushtrive të vendeve të NATO-s.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 21, 2021 09:30 Europe/Tirane
  • Kurti: Përkushtohemi që FSK-ja të shërbejë përkrah NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën “FSK dhe partnerët” tha se po përkushtohen në avancimin e kapaciteteve të Ushtrisë në mënyrë që ajo të shërbejë përkrah ushtrive të vendeve të NATO-s.

Kurti tha se Republika e Kosovës e merr seriozisht përgjegjësinë e saj kryesore për t’u ofruar siguri qytetarëve të saj. Ai tha se i janë mirënjohës NATO-s për rolin e rëndësishëm përmes KFOR -it e ka luajtur në zhvillimin e sektorit të sigurisë në Kosovë dhe në ruajtjen e një mjedisi të sigurt.

“Sidoqoftë, ne duhet të vazhdojmë të ngrisim institucionet tona për të siguruar mbrojtje dhe siguri për të gjithë qytetarët e vendit tonë, nga një komb që është konsumator i sigurisë te një që është ofrues i sigurisë. Qeveria është e përkushtuar që të avancojë kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në mënyrë që të shërbejë përkrah ushtrive të vendeve të NATO-s në operacionet vitale të ruajtjes së paqes”, tha Kurti.

“Vizioni ynë për Republikën e Kosovës është një vend që promovon stabilitet dhe siguri; jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për rajonin dhe më gjerë”, tha ndër tjerash kryeministri.