Çfarë përfshihet në marrëveshjen e Brukselit?
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i114826-Çfarë_përfshihet_në_marrëveshjen_e_brukselit
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak njofton se është arritur marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit, raporton Rtklive.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 30, 2021 11:31 Europe/Tirane
  • Çfarë përfshihet në marrëveshjen e Brukselit?

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak njofton se është arritur marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit, raporton Rtklive.

Në postimin e tij në Twitter, Lajçak shkruan se pas dy ditë intenzive të bisedimeve mes dy palëve, ata u pajtuan për zgjidhjen e situatës në veri.

“Falenderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkovic për gatishmërinë e tyre që të negociojnë dhe pajtohen për të mirën e njerëve të tyre”, shkruan Lajçak.

Dy palët u pajtuan në këto tre pika:

Njësitë speciale të policore të vendosur në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak do të largohen gradualisht së bashku me barrikadat duke filluar nga 2 tetori prej orës 08:00 deri n’orën 16:00. KFOR do të vendoset në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak para fillimit të tërheqjes së njësive speciale dhe do të qëndrojë atje përafërsisht dy javë për të mbajtur ambientin e sigurtë dhe lirinë e lëvizjes.

Duke filluar nga 4 tetori prej orës 08:00, regjimi me stikera do të aplikohet brenda kornizës së marrëveshjes së dialogut si masë e përkohshme derisa nuk arrihet ndonjë marrëveshje e përhershme.

Grupi Punues i përbërë nga përfaqësuesit e palëve nga BE, Prishtinës dhe Beogradit, në kryesimin e BE-së do të formohet për të gjetur një zgjidhje të përhershme në çështjen e targave të bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së. Takimi i parë i Grupit Punues do të mbahet me 21 tetor në Bruksel. Brenda gjashtë muajve nga takimi i parë, Grupi Punues do të paraqesë përfundimet e tij për zgjidhjen e përhershme te niveli i lartë i palëve në Dialog.

Shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka përshëndetur marrëveshjen për shtensionim të situatës në deri të Kosovës.

“Mirëpresim marrëveshjen e arritur në mes të kryediplomatëve të Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Miroslav Lajçak, për të ulur tensionet në veri të Kosovës”, është shprehur Borrell.

“Të dyja, Kosova dhe Serbia, duhet tash të angazhohet me konstruktivitet në dialog që të bëjnë progres të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve”.