FMN sugjeron ndihmën ndaj qytetarëve
(last modified Wed, 13 Oct 2021 07:55:05 GMT )
Tetor 13, 2021 09:55 Europe/Tirane
  • FMN sugjeron ndihmën ndaj qytetarëve

Përballja e Shqipërisë me rritjen e çmimeve, përfshi dhe koston që do të marrë nga energjia e shtrenjtuar është e rrezikshme.

Me këtë konstatim, Fondi Monetar Ndërkombëtar, i sugjeron qeverisë të heqë dorë nga investimet madhore, dhe të mbështesë njerëzit.“Ne shohim çmime të rritura të energjisë në nivel global dhe kjo përbën rrezik. Shqipëria duhet të hartojë një strategji afatmesme. Nevoja për investime ambicioze duhet të moderohet. Të orientohet drejt atyre personave që kanë më shumë nevojë. Forcimi i buxhetit do të ndihmojë në ruajtjen e besimit në treg”, thekson FMN. Ministria e Financave e ka në plan të hartojë një strategji, por ajo nuk do të përfshijë uljen e TVSH-së së për mallrat e shportës, sikundër kërkon opozita dhe një grup qytetarësh për të rregulluar çmimet në treg. Nga ana tjetër, guvernatori i Bankës Qendrore, Gent Sejko deklaron se përballja me çmimet e rritura është e përkohshme. Në takimin përmbyllës së misionit të FMN-së në Shqipëri, si fondi ashtu dhe qeveria parashikojnë se rritja ekonomike këtë vit do të jetë 7.6 deri 7.8%. 

Tags