Rikthehet ushqimi me racione
“Në kohën e Enverit 1 kg javë vinte një javë tani na vete 2 javë. Nuk është turp të rritet buka në këtë shtet?” thonë qytetarët të cilët kanë dalë në treg për shpenzimet e ditës.
Kanë nisur dietën ushqimore. Nuk është ndonjë nismë ndërgjegjësuese e inicuar nga OJF apo nga mjekë dietologë për shkak obeziteti. Konsumatorët nuk e përballojnë rritjen e çmimeve që nuk po frenohet. Në vend të tollonave të dikurshëm, në Tiranë familjet që e kanë të pamundur të ushqehen edhe me racione të reduktuara, i drejtohen të njohurve për borxhe. “Marrim borxhe. Nuk kemi ç’të bëjmë” thotë një grua. Fuqia blerëse ka rënë. Tregtarët thonë se 10 lekëshi në sy të pensionistëve sidomos, ka bërë që llogaritjet në blerje të bëhen më të shtrënguara. Te moshuarit mendohen dy herë para se te lëshojnë kartëmonedhën e pensionit që i duhet për ilaçe. Qeveria, shprehen qytetarët, duhet të kryeje rolin e saj si regullator dhe të krijojë politika që të garantojnë një stabilitet të çmimeve në tregje.