Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Numërohen votat në 90% të komunave
(last modified Mon, 01 Nov 2021 09:01:21 GMT )
Nëntor 01, 2021 10:01 Europe/Tirane
  • Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Numërohen votat në 90% të komunave

Votat në 90% të komunave në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet lokale të mbajtura sot janë numëruar.

Në shumicën e komunave përfshirë edhe kryeqytetin Shkupin ka fituar opozita dhe ka humbur Zoran Zaev. Ka humbur shumica pavarësisht se janë zgjedhje lokale. Pas këtij rezultati Maqedonia e Veriut mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme. “Lidhja Besa” fiton zgjedhjet në Tetovë me shumicë shqiptarësh, ndërsa kryetarja Teuta Arifi ka pranuar humbjen. Kandidatja e pavarur Danella Arsovska duket se udhëheq bindshëm në Qytetin e Shkupit. Janë numëruar 52,55% e votave në qytetin e Shkupit dhe ajo udhëheq me gati 20 mijë vota para, ose në përqindje me mbi 60%. Kryetari aktual, Petre Shilegov, ka arritur të marrë vetëm 43.413 deri më tani. BDI fitoi në: Strugë, Kërçovë, Dollnen, Çair, Bogovinë, Tearcë, Haraçinë, Saraj, Likovë dhe Pllasnicë. Kurse opozita “Aleanca për shqiptarët” dhe “BESA” fitoi në: Tetovë, Gostivar, Vrapçisht, Zhelinë dhe në Dibër. Ndërkohë kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen. Ky vendim i tij ka ardhur pasi ka humbur zgjedhjet në një dalje për mediat ka njoftuar dorëheqjen e tij nga posti i Kryeministrit dhe nga kryetari si kryetar i LSDM-së. I përgëzoj kundërshtarët tanë për fitoren në këto zgjedhje. Unë marr përgjegjësinë për këtë humbje politike, përfshirë edhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Jap dorëheqjen si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së. Do të qëndroj ende këtu për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të ndihmuar në riorganizimin e qeverisë së re me një shumicë progresive, e cila ka ekziston dhe mund të rritet. Unë si person jam pjesë e LSDM-së dhe mbetem në vijën e parë si anëtar i LSDM-së dhe pjesë e popullit tonë”, është shprehur Zaev. Po ashtu ai falenderoi të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje.Kujtojmë se partia opozitare, VMRO-DPMNE shpalli fitoren në shumicën e komunave në balotazhin për zgjedhjet lokale që u mbajt të dielën në Maqedoninë e Veriut.

Tags