Kosova miraton vaksinimin e fëmijëve kundër COVID-19
Në Kosovë është miratuar dhënia e vaksinës kundër COVID-19 për fëmijët e moshave 12-15 vjeç, pa sëmundje shoqëruese. Vaksina që mund të marrin fëmijët është e prodhuar nga Pfizer/BioNTech.
Përmes një komunikate për media, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se vaksinimi i kësaj grupmoshe do të bëhet në gjitha qendrat e Kosovës vetëm në prani të prindit apo kujdestarit ligjor dhe se nuk ka nevojë për caktim të terminit paraprakisht.“Përvoja nga shtetet që kanë nisur aplikimin e vaksinës të grup-mosha 12-15 vjeçe, flasin për siguri dhe efikasitet të lartë të kësaj vaksine edhe tek fëmijët, duke i mbrojtur ata nga të gjitha variantet e SARS-COV-2, përderisa efektet e mundshme anësore janë të papërfillshme në raport me përfitimet nga vaksinimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.