Presidentja Osmani mbërrin në SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i116974-presidentja_osmani_mbërrin_në_shba
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas ftesës nga Instituti për Politikë të Jashtme “SAIS”.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 08, 2021 09:25 Europe/Tirane
  • Presidentja Osmani mbërrin në SHBA

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas ftesës nga Instituti për Politikë të Jashtme “SAIS”.

Udhëtimin e Osmanit drejt Amerikës e ka konfirmuar këshilltari i presidentes, Bekim Kupina.

Në “SAIS”, Osmani pritet që të flas për të ardhmen e Kosovës.

“Instituti i Politikës së Jashtme SAIS do të presë me krenari Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të hënë më 8 nëntor, në orën 11:30”, thuhet në njoftimin e institutit në Twitter.

Që nga marrja e mandatit të Presidentes së Kosovës, Osmani ka udhëtuar disa herë jashtë vendit e saktësisht dy herë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duhet kujtuar që bujë të madhe ditëve të fundit bëri që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ftuan përfaqësuesit e shtetit të Kosovës për në “Samitin e Demokracisë”.

Pavarësisht reagime të shumta nga opozita dhe shoqëria civile, nuk pati asnjë fjalë nga drejtuesit e shtetit për mos-ftesë nga presidenca amerikane lidhur me këtë samit.