5 viktima nga COVID-19 në Shqipëri, rritet numri i të infektuarve
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i117118-5_viktima_nga_covid_19_në_shqipëri_rritet_numri_i_të_infektuarve
5 persona kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, mes të cilëve një 33-vjeçar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 11, 2021 03:35 Europe/Tirane
  • 5 viktima nga COVID-19 në Shqipëri, rritet numri i të infektuarve

5 persona kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, mes të cilëve një 33-vjeçar.

Ministria e Shëndetësisë tha se nga 3,596 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 690 qytetarë, në këto bashki: 297 në Tiranë, 48 në Berat, 33 në Fier, 30 në Kamëz, 25 në Elbasan, 24 në Sarandë, 23 në Vlorë, 20 në Durrës, 16 në Lushnje, 14 në Shkodër, Gjirokastër, 12 në Korçë, 11 në Krujë, Patos, 10 në Kavajë, 9 në Kuçovë, 8 në Lezhë, Dibër, Pogradec, 6 në Mallakastër, Kolonjë, Cërrik, 5 në Kurbin, 4 në Himarë, Devoll, Peqin, 3 në Kukës, Tropojë, Divjakë, Gramsh, 2 në Vau i Dejës, Vorë, Mat, Libohovë, Këlcyrë, 1 në Pukë, Has, Mirditë, Klos, Roskovec, Selenicë, Delvinë, Konispol, Tepelenë, Memaliaj, Dimal, Belsh. Në të gjithë vendin janë 8,190 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 168 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.