Negociatat Kosovë-Serbi, kryenegociatorët takohen sot në Bruksel
Bisedimet në nivel teknik mes Kosovës dhe Serbisë rikthehen sot në tryezën e Brukselit.
Raundi i ri i takimeve të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, do te fokusohet ne zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, çështjet që presin zgjidhje dhe ecurinë e negociatave. Në takimin e sotëm do të diskutohet çështja e të zhdukurve, e energjisë dhe lëvizja e lirë. Nga ana tjetër zyra e kryenegociatorit serb Petar Petkovic ka konfirmuar se tema kryesore do të jetë të jetë asociacioni i komunave me shumicë serbe. Një ditë më parë, Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se pret që udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç të takohen para fundit të vitit, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.