7 viktima dhe rreth 590 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i117472-7_viktima_dhe_rreth_590_të_infektuar_me_covid_19_në_shqipëri
7 persona kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 17, 2021 04:47 Europe/Tirane
  • 7 viktima dhe rreth 590 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri

7 persona kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë tha se nga 3662 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 587 qytetarë, në këto bashki: 289 në Tiranë, 30 në Fier, 25 në Lushnje, 24 në Elbasan, 22 në Durrës, 19 në Berat, 16 në Vlorë, 13 në Korçë, 11 në Kavajë, 10 në Kamëz, 9 në Shkodër, nga 8 qytetarë në Patos, Gjirokastër, Pogradec, nga 7 qytetarë në Dimal, Mallakastër, Kurbin, 6 në Himarë, 5 në Vorë, nga 4 qytetarë në Sarandë, Kuçovë, Poliçan, Peqin, nga 3 qytetarë në Gramsh, Skrapar, Libohovë, Roskovec, Bulqizë, Krujë, Pukë, nga 2 qytetarë në Kukës, Lezhë, Mirditë, Mat, Selenicë, Përmet, Devoll, Kolonjë, nga 1 qytetar në Librazhd, Memaliaj, Tepelenë, Këlcyrë, Dropull, Dibër, Tropojë, Has, Malësi e Madhe, Vau i Dejës. Në të gjithë vendin janë 8,317 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar.