Tragjedia shqiptare, mes viktimave mësuesja me vajzën, po ktheheshin nga ekskursioni
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i117820-tragjedia_shqiptare_mes_viktimave_mësuesja_me_vajzën_po_ktheheshin_nga_ekskursioni
Në mesin e viktimave nga ngjarja tragjike sot në Bullgari ishte edhe një familje nga Studenicani. Sipas listës së publikuar jetën e kanë humbur 4 anëtarë të familjes Iseni.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 23, 2021 13:39 Europe/Tirane
  • Tragjedia shqiptare, mes viktimave mësuesja me vajzën, po ktheheshin nga ekskursioni

Në mesin e viktimave nga ngjarja tragjike sot në Bullgari ishte edhe një familje nga Studenicani. Sipas listës së publikuar jetën e kanë humbur 4 anëtarë të familjes Iseni.

“Tetovasot” shkruan se njëra nga viktimat ka qenë mësuese në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Studenican.

Rastin nëpërmes “facebook”, e kanë konfirmuar edhe familjarët. Për shkak të kësaj tragjedie sot në Studenican është pezulluar zhvillimi i mësimit.

Një dëshmitar i cili ka parë gati se gjithë tragjedinë në Bullgari ka treguar si shpërtheu autobusi në flakë. Dëshmitari ka rrëfyer se ai ka qenë prapa autobusit me një mini-bus udhëtarësh.

“Ishim duke udhëtuar me një mini-bus, autobusi duke lëvizur shpërtheu menjëherë dhe u përfshi nga një zjarr i madh dhe ishte e pamundur që të ndihmonim njerëzit sepse flakët ishin shumë të mëdha”, ka rrëfyer dëshmitari, shkruajnë mediat në Shkup.

45 shqiptarë nga Maqedonia që ishin në autobus ndërruan jetë dhe 7 të tjerë ndodhen në spital./ Abcnews.al