4 të vdekur dhe 556 raste të reja me COVID-19
Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar edhe 556 infektime të reja.
Rastet pozitive kanë dalë nga 3960 testime që janë kryer, nga ku kanë rezultuar edhe 698 qytetarë të shëruar. Numri total i të shëruarve që prej fillimit të pandemisë në vend është 186,267. Aktualisht janë 7,847 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. 150 pacientë janë të shtruar në spital, 18 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Ditën e sotme, ministria e Shëndetësisë njoftoi se pika e vaksinimit në sheshin Skënderbej do të mbyllet me datë 25 nëntor dhe aktiviteti i saj do të zhvendoset nëpër qendrat shëndetësore dhe pikën e vaksinimit në Air Albania.