Kurti në Elbasan: Të flasim si diplomatë e të punojmë si patriotë
Progresi në numër i marrëveshjeve duhet të shoqërohet me cilësinë e zbatimit të tyre sepse ato janë me rëndësi sa ekonomike, aq edhe historike.
Kështu tha kryeministri i Kosovës Albin Kuti në fjalën e tij hapëse në mbledhjen e dy qeverive. “Të thuash se jemi të lumtur që jemi një komb i ndarë do të ishte marrëzi, të thuash se kemi dy shtete sepse kështu jemi më të fortë do të ishte sa tepri edhe shkurtpamësi. Të thuash se angazhohesh për bashkim kombëtar do të shquanin për nacionalist, e të thuash se do të bashkohemi në Bashkimin Evropian të shquajnë për diplomat”, tha Kurit. Ai shtoi se duhet të “flasim si diplomatë por të punojmë si patriotë”. “Patriotizëm sot është të luftosh korrupsionin dhe krimin e organizuar, të lufotsh për mediat dhe lirinë e mendimit, të luftosh për gjyqësor të pavarur dhe ekonomi gjithëpërfshirëse me drejtësi sociale – e vetëm ky lloj patriotizmi do të forcojë shtetet tona dhe do të jetësojë ëndrrat e qytetarëve tanë për të jetuar krenarë në vendin e tyre”, tha Kurti. Kurti përkujtoi tërmetin, me rastin e dy vjetorit të kësaj tragjedie ku mbetën të vdekur 51 persona. Kjo është mbledhja e parë në të cilën merr pjesë Albin Kurti si kryeministër i Kosovës. Sot pritet të firmosen marrëveshje të rëndësishme si heqja e leje qëndrimit të përkohshëm për qytetarët e të dy vendeve, njohja e sigurimeve shoqërore dhe për lehtësira të ndërsjella në procedurat doganore. Ky është takimi i shtatë i përbashkët zyrtar mes dy qeverive dhe takimi i parë i qeverive Rama–Kurti.