Shqipëria më pak popullsi të vaksinuar se Kosova dhe Maqedonia e Veriut
(last modified Tue, 30 Nov 2021 09:41:38 GMT )
Nëntor 30, 2021 10:41 Europe/Tirane
  • Shqipëria më pak popullsi të vaksinuar se Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Shqipëria mbetet ende pas me përqindjen e popullsisë së vaksinuar me dy doza, krahasuar kjo me shtetet fqinje.

Deri më tani në vend është vaksinuar me dy doza 33% e popullsisë.Në Kosovë është vaksinuar me dy doza 43% e popullsisë, në Maqedoni të Veriut 38%, në Malin e Zi 41%, ndërsa në Greqi 63%. Sa i përket gjendjes epidemiologjike, virusi rezulton i përhapur në Maqedoni të Veriut, me 8 398 persona pozitivë me COVID-19, ndërsa në Shqipëri ka 7 422 persona, dhe në Kosovë më pak, 335 persona pozitivë me COVID.Prej fillimit të vaksinimit në Shqipëri janë kryer në total 2,096,897 doza të vaksinës ndaj COVID-19, nga të cilat 1.071.871 doza të para; 959.555 doza të dyta; 65.471 doza të treta, thotë Ministria e Shëndetësisë.Shqipëria nisi nga 1 nëntori injektimi me dozën e tretë për moshat mbi 60 vjeç si dhe për mjekët e infermierët. Po ashtu, edhe vaksinimin për herë të parë tek grupmoshat mbi 16 vjeç.Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2.663.100 vaksina anti-COVID.Qeveria e Shqipërisë pret të marrë rreth 500 mijë doza të tjera vaksinash Pfizer, të cilat do të kushtojnë rreth 6 milionë dollarë, doza që pritet të mbërrijnë në dhjetor të këtij viti, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Tags