Greqia vendos: Vaksinim me detyrim!
(last modified Sat, 04 Dec 2021 08:08:27 GMT )
Dhjetor 04, 2021 09:08 Europe/Tirane
  • Greqia vendos: Vaksinim me detyrim!

Greqia do të jetë ndër vendet e para të Bashkimit Evropian që do të lëshojë urdhrin për vaksinimin me detyrim pas apelit të Komisionit Evropian. E si të mos mungonte kjo, qytetarët të cilët kundërshtonin vaksinën me detyrim, morën të premten edhe një shuplakë nga gjykata.

Kryeministri Qirjako Micotaqis tha se Greqia do të jetë ndër vendet e para që do të aplikojë vaksinimin me detyrim pas apelit që bëri presidentja e KE, Ursula von der Leyen pas përhapjes së variantit të ri Omicron. Qeveria greke mund të ulë fashën për marrjen e dozës së tretë, e cila aktualisht është 60 vjeç e lart, pasi të enjten u regjistrua rasti i parë me variantin Omicron në vend. Të premten Gjykata e Lartë Administrative e Greqisë legjitimoi vaksinimin me detyrim kundër koronavirusit, pasi sipas saj është në përputhje me Kushtetutën. Gjykata vendosi gjithashtu se stafet shëndetësore duhet të merrnin vaksinën kundër Covid-19 si një shenjë solidariteti ndaj qytetarëve grekë. Njësia Speciale e Shërbimit Zjarrfikës, Qendra Kombëtare e urgjencës dhe Federata e Punëtorëve të Spitaleve Publike kërkuan nga gjykata shfuqizimin e urdhrit të vaksinimit me detyrim të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë. Autoritetet shëndetësore njoftuan 6,260 raste të reja dhe 89 humbje jete si pasojë e Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Tags