7 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Dhjetor 13, 2021 05:41 Europe/Tirane
Shtatë persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Ndërkohë, nuk është shënuar asnjë vdekje për shkak të këtij virusi.
Në Kosovë janë aktualisht 321 persona të infektuar me virusin në rang vendi. Në 24 orët e fundit 10 qytetarë kanë rezultuar të shëruar nga COVID-19, duke bërë që qe prej fillimit të pandemisë të ketë 157.892 të shëruar. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër COVID-19. Sipas institutit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.644.358 doza të vaksinës.
Tags