Kosova me numër të ulët të infektimeve me COVID-19
Dhjetor 22, 2021 05:03 Europe/Tirane
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se janë regjistruar 3 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 1.443 personave.
Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se katër persona janë shëruar derisa 311 persona janë ende aktivë në vend. Prej fillimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet kosovare kanë regjistruar mbi 161.000 raste të infektimit. Prej tyre 2.989 persona kanë vdekur. Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të këtij viti.
Tags