Samiti I Open Ballkan në Tiranë
(last modified Wed, 22 Dec 2021 07:34:33 GMT )
Dhjetor 22, 2021 08:34 Europe/Tirane
  • Samiti I Open Ballkan në Tiranë

Edi Rama, Zoran Zaev dhe Aleksandar Vuçiç i dhanë një shtysë të re Ballkanit të hapur. Bllokadës së BE për produktet blegtorale nga vendet e rajonit iu dha përgjigje me një nisëm rajonale.

Dëshiroj tha presidenti Serbisë të shpreh respektin tim për qytetarët e Shqipërisë dhe dua që Serbinë ta shihni si shtëpinë e dytë. ‘Edhe ne duam të ndjehemi kështu kur të vijmë në Shqipëri’. ALEKSANDAR VUCIC- “Natyrisht, Beogradi e Prishtina kanë pikëpamje të ndryshme por kjo nuk është arsye që ne të mos flasim e kjo nuk është arsye që dikush të mos jetë pjesë e Ballkanit të Hapur. Ne mund të përmendim pikat e kalimit kufitar në Jarinjë dhe midis Kosovës dhe Serbisë apo drejt luginës së Preshevës apo Serbisë qendrore siç e themi ne, megjithatë le të flasim për thelbin. A do të jetë më e lehtë për shqiptarët dhe Serbët nëse nuk do të kishte të tillë kufij apo radhë që njerëzit të lëviznin lirisht? Pra këto krijojnë probleme të pafundme. A do të ishte më e lehtë po të mos ishin? Besoj që po. Nuk besoj që ka njeri, qoftë në Prishtinë, qoftë në Mitrovicë, në Beograd apo Tiranë, që nuk do të binte dakord me këtë që po them unë”. Në të fundit ditë në detyrë si kryeministër i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev u shpreh se Ballkani i Hapur është përgjigja më e mirë ndaj dështimit të politikave evropiane. ZORAN ZAEV: Ballkani i Hapur është një proces autentik. Ne inkurajojmë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që të kontribuojnë në këtë fushë të përbashkët për tu lidhur me njëri-tjetrin, për tu zhvilluar ekonomikisht, mbi të gjitha pa barriera, pa kufizime, për të qenë të lirë, për të përshtatur gjithë këtë zhvillim për nevojat e njerëzve tanë. Ambicia e Edi Rama për 6 muajt në vazhdim është diskutimi i heqjes së tarifave tarifore edhe me disa vende të BE-s si Italia, Greqia dhe Hungaria.

Pasi dështoi të gjejë konsensusin brenda unionit për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, BE mendon se zgjidhja më e mirë për rajonin është Ballkani i Hapur.

Bekimin per Ramën, Vuçiç dhe Zaev e dha në mënyrë virtuale eurokomisioneri për zgjerimin Oliver Varherly gjatë takimit të tre liderve në Tiranë.

Varherly: Çdo bashkëpunim rajonal jo vetëm është i mirëpritur por është në të mirë të të dyja palëve, të Ballkanit dhe BE-së. Ju të tre vazhdoni dhe duhet të vazhdoni dhe shpresoj që të tre të tjerët të bashkohen shumë shpejt sepse pa këtë plani ekonomik i investimeve nuk do të jetë në gjëndje tju sjellë përfitime në rajon. Megjithatë nuk e fsheh keqardhjen time për faktin që ende nuk e kemi mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë".

Nismëtarët e Open Ballkan u bënë sërish apel Prishtinës, Podgoricës dhe Sarajevës që t’u bashkohen pasi sipas tyre kjo do te shënojë të ardhmen e rajonit.

Rama: Ne jemi këtu dhe do të vazhdojmë të ecim përpara.

Vuçiç: Të them të drejtën më ka ardhur pak në majë të hundës që na duhet të japim  justifikime sikur ne kemi bërë ndonjë gjë të gabuar.

Ndërsa Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në ditën e fundit të punës, i dha një mesazh Perëndimit se vendet e Ballkanit Perëndimor dinë edhe të bashkëpunojnë.

Zaev: Kjo nismë u tregon të gjithëve se ne vendet e Ballkanit Perëndimor dimë të punojmë së bashku.

Rama: U thye një gotë dhe në traditën tonë syri i keq sa mori një goditje. Ky është lajm i mirë për Ballkanin e Hapur.

Në konferencën për shtyp, mes tre liderve vëmendjen kësaj radhe e mori Presidenti Vuçiç, i cili fillimisht kërkoj nga shqiptarët te lënë pas paragjykimet për Beogradin.

Vuçiç: Qytetarët e Shqipërisë, dhe Maqedonisë së Veriut, dua t’i mirëpres në Serbi, dua ta shihni si një shtëpi tuajën të dytë sepse edhe ne dëshirojmë të ndihemi të tillë në Tiranë dhe Shkup. Duhet të heqim barrierat që mos të kemi më kufij.

Dhe më pas tregoi që për hir të Open Ballkan është i gatshëm të bashkëpunojë me Kosovën.

Vuçiç: A do të jetë më e lehtë për shqiptarët e serbët nëse nuk do kishte kufij apo radhë që njerëzit të lëviznin lirisht? Nuk besoj që ka njeri në Prishtinë apo Beograd që nuk do të binte dakord me këtë që po them. Statusi politik i Kosovës i takon tryezave të Brukselit, kurse për çështjet ekonomike jemi të hapur të bashkëpunojmë me Kosovën.

Presidenti serb nuk u kurseu as në bërjen publike të skenareve të diplomacisë.

Vuçiç: Ku erdha në Shqipëri e pashë se Ramës iu kundërvunë për iniciativën e Ballkanit të Hapur, apo për ato që thonë se dua një  Serbi të Madhe, apo për një Shqipëri të Madhe kjo nismë nuk ka të bëjë as me njërën dhe as me tjetrën e as me një Maqedoni në Madhe. Këshilltarët e mi zyrtarë dje më thanë se kemi zgjedhje në 3 muaj që të mos vija se u dogj flamuri, por edhe Rama erdhi në Beograd kur ndodhi e njëjta gjë. Si është e mundur që të mos tolerojmë?Jemi këtu për të ndërtuar ura jo të gjejmë kush djeg më shumë flamuj.

Në fund te shkurtit do të mbahet takimi i radhës i Open Balkan në Maqedoninën e Veriut, ndërsa në fund të pranverës liderët do të takohen në Beograd.

Tags