Kosova regjistron katër raste të reja me koronavirus, asnjë vdekje
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i119570-kosova_regjistron_katër_raste_të_reja_me_koronavirus_asnjë_vdekje
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se të enjten, më 23 dhjetor, janë regjistruar katër raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1.983 mostrave.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 24, 2021 03:53 Europe/Tirane
  • Kosova regjistron katër raste të reja me koronavirus, asnjë vdekje

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se të enjten, më 23 dhjetor, janë regjistruar katër raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1.983 mostrave.

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se pesë persona janë shëruar derisa 321 persona janë ende aktivë në koronavirus. Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet kosovare kanë regjistruar mbi 161.000 raste të infektimit. Prej tyre 2.989 persona kanë vdekur. Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të këtij viti. Prej atëherë janë dhënë mbi 1.6 milion doza të vaksinës. Qytetarët në Kosovë mund të marrin vaksina të kompanive: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.