Pas Shqipërisë, edhe Maqedonia fqinje konfirmon rastin e parë me Omicron
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i119622-pas_shqipërisë_edhe_maqedonia_fqinje_konfirmon_rastin_e_parë_me_omicron
Është konfirmuar rasti i parë me variantin Omicron në Maqedoninë e Veriut.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 25, 2021 09:21 Europe/Tirane
  • Pas Shqipërisë, edhe Maqedonia fqinje konfirmon rastin e parë me Omicron

Është konfirmuar rasti i parë me variantin Omicron në Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë, ndërsa ka bërë me dije se rasti i identifikuar është një person i ardhur nga Britania. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se pacienti i prekur  ka shenja të lehta klinike dhe se është izoluar dhe po merr trajtim mjekësor. Ndërkohë Varianti Omicron i koronavirusit ka mbërritur edhe në Shqipëri. Komiteti Teknik i Ekspertëve ditën e djeshme bëri me dije se janë identifikuar dy raste të para.