Pas Shqipërisë, edhe Maqedonia fqinje konfirmon rastin e parë me Omicron
(last modified Sat, 25 Dec 2021 08:21:28 GMT )
Dhjetor 25, 2021 09:21 Europe/Tirane
  • Pas Shqipërisë, edhe Maqedonia fqinje konfirmon rastin e parë me Omicron

Është konfirmuar rasti i parë me variantin Omicron në Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë, ndërsa ka bërë me dije se rasti i identifikuar është një person i ardhur nga Britania. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se pacienti i prekur  ka shenja të lehta klinike dhe se është izoluar dhe po merr trajtim mjekësor. Ndërkohë Varianti Omicron i koronavirusit ka mbërritur edhe në Shqipëri. Komiteti Teknik i Ekspertëve ditën e djeshme bëri me dije se janë identifikuar dy raste të para.

Tags