Del një tjetër listë me targat e makinave të shqiptarëve
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i119642-del_një_tjetër_listë_me_targat_e_makinave_të_shqiptarëve
Një tjetër listë me të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë është në qarkullim.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 25, 2021 05:51 Europe/Tirane
  • Del një tjetër listë me targat e makinave të shqiptarëve

Një tjetër listë me të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë është në qarkullim.

Pas listës së pagërrjedhjes së janarit dhe asaj të prillit, targat e makinave të qytetarëve shqiptarë janë publikuar. Të mërkurën u bë publike lista e parë e pagave, ku shfaqeshin pagat e punonjësve shqiptarë për muajin janar 2021. Dje u publikua një listë e dytë pagash, e muajit prill 2021. Sot dolën hapur dhe targat e makinave. Kryeministri Edi Rama bëri thirrje që Prokuroria të nisë hetimet dhe përjashtoi mundësinë e një sulmi kibernetik. Skandali i daljes së të dhënave personale të pagave vjen pak muaj pas rrjedhjes së të dhënave personale të qytetarëve në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, në të ashtuquajturin skandali i patronazhistëve.