Kurti: Ose reduktime, ose shtrenjtim të energjisë elektrike
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i119762-kurti_ose_reduktime_ose_shtrenjtim_të_energjisë_elektrike
Kryeministri i Kosovës përmes një postimi në facebook ka thënë se Kosova është në krizë energjitike e se në njërën anë, çmimi i energjisë në bursë është shtatëfishuar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 27, 2021 10:58 Europe/Tirane
  • Kurti: Ose reduktime, ose shtrenjtim të energjisë elektrike

Kryeministri i Kosovës përmes një postimi në facebook ka thënë se Kosova është në krizë energjitike e se në njërën anë, çmimi i energjisë në bursë është shtatëfishuar.

Sipas Kurtit në këtë situatë nuk ka zgjidhje të mirë: ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtim të energjisë.

“Shumë më herët, Kosova është dashur të mendojë më shumë e më mirë, që të mos përfundojë në këtë gjendje të keqe”.

Kurti ka thënë se së bashku me ministren e ekonomisë në komunikim të rregullt me KEK-un, KOSTT-in dhe ZRrE-në, me shtimin e likuiditetit dhe subvencionimin e importit kanë arritur të stabilizojnë furnizimin dhe reduktimet pothuajse janë hequr.

“Po bëjmë krejt çka mundemi. Ju falemnderit për mbështetjen dhe ju lutemi për kursim e racionalizim të shpenzimit me aq sa mundeni”.

Numër i qytetarëve janë mbledhur para ndërtesës së KEDS-it në kryeqytet duke kërkuar furnizim të rregullt me rrymë dhe shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizavnolli.

Qeveria e Kosovës më 24 dhjetor vendosi masa të emergjencës në furnizim të energjisë elektrike, të cilat do të vlejnë maksimalisht 60 ditë.

Në një komunikatë që KEDS-i ka dërguar në adresë të qytetarëve, të martën e javës së kaluar, thuhet se kufizimet e furnizimit me energji elektrike vijnë pas udhëzimeve të KOSTT-it, për shkak të krizës energjetike.