5 viktima, rritet numri i infektimeve nga COVID-19 në Shqipëri
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i119884-5_viktima_rritet_numri_i_infektimeve_nga_covid_19_në_shqipëri
Pesë persona kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 30, 2021 03:56 Europe/Tirane
  • 5 viktima, rritet numri i infektimeve nga COVID-19 në Shqipëri

Pesë persona kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë tha se në 5639 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 547 persona në këto bashki: 239 në Tiranë, 30 në Durrës, 28 në Sarandë, 25 në Fier, 18 në Vlorë, 16 në Elbasan, 14 në Lushnje, nga 12 qytetarë në Tepelenë, Shkodër, nga 10 qytetarë në Lezhë, Kamëz, nga 9 qytetarë në Korçë, Mallakastër, 8 në Patos, nga 7 qytetarë në Mat, Divjakë, Gjirokastër, Skrapar, nga 5 qytetarë në Himarë, Krujë, Shijak, Mirditë, Pukë, nga 4 qytetarë në Kavajë, Këlcyrë, Kuçovë, Peqin, nga 3 qytetarë në Cerrik, Devoll, Selenicë, Dibër, Vorë, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Kukës, Kurbin, Roskovec, Kolonjë, nga 1 qytetar në Librazhd, Belsh, Berat, Maliq, Memaliaj, Përmet, Konispol, Delvinë, Tropojë. Në të gjithë vendin janë 5506 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 90 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 90 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.