Kurti: Masakra e Reçakut është datë vendimtare për shtetin, duam drejtësi
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i120778-kurti_masakra_e_reçakut_është_datë_vendimtare_për_shtetin_duam_drejtësi
Kryeministri i vendit Albin Kurti, në 23-vjetorin e Masarës së Reçakut, tha se historia e vendit nuk mund të shkruhet pa dëshmitë nga ajo që ndodhi në këtë fshat në vitin 1999, raporton Ekonomia Online. Sipas tij, ajo që ndodhi në Reçak nuk mund të harrohet e as të rishkruhet, duke shtuar se ky vend është datë vendimtare për shtetin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 15, 2022 11:03 Europe/Tirane
  • Kurti: Masakra e Reçakut është datë vendimtare për shtetin, duam drejtësi

Kryeministri i vendit Albin Kurti, në 23-vjetorin e Masarës së Reçakut, tha se historia e vendit nuk mund të shkruhet pa dëshmitë nga ajo që ndodhi në këtë fshat në vitin 1999, raporton Ekonomia Online. Sipas tij, ajo që ndodhi në Reçak nuk mund të harrohet e as të rishkruhet, duke shtuar se ky vend është datë vendimtare për shtetin.

Prandaj ai ka thënë se për gjenocid e shkaktuar në këtë masakër dhe 400 të tjera nga policia paramilitare serbe duan vetëm drejtësi.

“Kujtesa jonë është e prekur përjetësisht sepse tmerrin e kanë jetuar njerëzit tanë. Me 15 janar Reçaku u gjet i rrethuar nga policia paramilitare serbe. Vranë 45 civil mes tyre gra e fëmijë. Jehona e aktit të gjenocidit për mbi Reçak kumboi në gjithë botën. Historia e Kosovës nuk mund të shkruhet pa Reçakun që ishin viktima të mbi 400 masakrave. Masakra të tilla do të vazhdonin anë e mbanë Kosovës sepse ajo Jugosllavia e Millosheviqit po e zbatonte këtë intencë të saj. Unë sa herë vije në Reçak ndjej keqardhje”.

“Kjo histori nuk mund të harrohet dhe as rishkruhet. Vrasja e qëllimshme ishte forma më e zakonshme dhe më e shpeshtë e vrasjeve sipas mënyrës së ekzekutimit në vend. Kjo masakër e zbuluar edhe nga udhëheqësi i misionit të OSBE-së, Willima Woker”.

“Vrasja duhet të marrë përmasat e gjenocid që të zgjoj vëmendjen publike, duheshin një mori faktorësh për të sjellë masakrën në media. Mbeten dëshmi dheu i mbuluar në varre dhe dhimbja në shpirt. Reçaku është datë vendimtare në shtetin tonë. Nuk vonuan avionët e NATO-s bombarduan Jugosllavinë e Millosheviqit”.

“Prandaj të mohosh krimet që i ka faktuar një botë e tërë do të thotë të qëllosh të rënët e pavdekshëm dhe idealet e brezave të rinj që vijnë. Mohimi i gjenocidit është faza e fundit e gjenocidit. Ne duam drejtësi”.